Më në fund vjen pranvera, temperaturat shkojnë deri në 17 gradë

Prishtinë | 25 Mar 2018 | 15:29 | Nga

Vendi ynë, nga e mërkura, do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore, duke ndikuar në rritjen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme.

Të hënën dhe të martën, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, masat e ajrit me presion të ulët do të mbesin aktive, duke krijuar një mot të vranët dhe me reshje shiu, të cilat të reshje të martën mund të jenë të izoluara nëpër disa territore të caktuara.

Nga e mërkura ka mundësi që në mëngjes të krijohet mjegulla e radiacionit si pasojë e ngritjes së temperaturave.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 4 gradë Celsius, kurse, maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-17 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi maksimale deri 9m/s.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme