Kryetari i komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka konfirmuar se do të garojë edhe për një madat për kryetar të kësaj komune.
Jashari, ka theksuar se zgjedhja e tij, është në dorën e qytetarëve.
“Bekim Jashari do të garojë prap, a do të kem edhe një mandat është në dorën e qytetarëve”, tha ai në Kanal 10.
Bekim Jashari do ta ketë një kundërkandidat të fortë, Sami Lushtakun.
Ky i fundit ka deklaruar më parë për mediat se do të jetë kandidat i PDK-së për zgjdhjet lokale që mbahen në tetor.
“Unë e kam thënë publikisht, unë do të kandidoj për kryetar të Skenderajt. Asnjëherë më i vendosur nuk kam qenë, e kam përkrahjen e PDK-së, kishte thënë Lushtakiu në një intervistë për kallxo.com.