Në garë për Eriksensin hyn edhe Manchester City

| 10 Jan 2020 | 09:47 | Nga

Christian Eriksen është një nga futbollistët më të kërkuar në këtë merkato, për faktin se në verë (nëse nuk do të transferohet në janar) do të jetë lojtar i lirë, pasi i përfundon kontrata me Tottenhamin.

Janë të shumta klubet që e duan mesfushorin danez, nga Premier League, Seria A dhe La Liga. Orët e fundit, listës së pretendentëve i është shtuar edhe një emër shumë i rëndësishëm i futbollit anglez. Bëhet fjalë për Manchester City-n e Pep Guardiolës, që ka hedhur sytë nga 27-vjeçari.

Citizens e konsiderojnë Eriksenin pasuesin ideal të David Silvas, të cilit në qershor i përfundon kontrata me kampionët në fuqi të Anglisë./supersport.al/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme