Në Gaza shënohen dy rastet e para me Coronavirus

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 11:01 | Nga Ekonomia Online

Në Rripin e Gazës janë shënuar dy rastet e para me coronavirusin e ri (Covid-19), transmeton Anadolu Agency.

Zv.ministri i Shëndetësisë, Yousef Abu Al-Rish në një konferencë për media tha se dy persona të kthyer nga Pakistani të enjten që kaloi janë diagnostikuar me Covid-19.

Dy personat në fjalë janë vendosur në karantinë që nga hyrja e tyre në pikën kufitare Rafah dhe të njëjtit nuk kanë hyrë brenda qytetit, njoftoi Yousef.

Më tej ai shtoi se nuk ka pasur raste të Covid-19 më parë në Gaza dhe se rastet me coronavirus shënohen për herë të parë.

Pasi ka nënvizuar se në kuadër të udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë zbatohet karantina e detyrueshme për personat që hyjnë nga jashtë në Gaza, Yousef Abu Al-Rish theksoi se në qytet është ndërprerë falja e namazit të xhumasë deri në një vendim të dytë si dhe janë mbyllur sallat e dasmave, kafenetë dhe restorantet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme