Në Gjermani janë regjistruar 188 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale në 21.975.
Ndërkohë numri i të infektuarve të rinj, sipas të dhënave të Institutit Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, është 16.362, duke e rritur shifrën totale në 1.337.078.
Zakonisht shifrat të hënave janë më të ulëta, pasi që testohen më pak persona në fundjava.
Shefi i kabinetit të kancelares gjermane Angela Merkel, Helge Braun, ka thënë të hënën se ka shumë pak gjasa që Gjermania të zbusë masat në fillim të vitit të ardhshëm.
Ai ka thënë se masat pritet të japin sukses, por se nëse nuk do të ketë mjaftueshëm vaksina, atëherë në dimër do të ketë Gjermania ditë të vështira, raporton agjencia Reuters.