Në Gjermani regjistrohen 2194 raste të reja me Coronavirus

Prishtinë | 17 Sht 2020 | 09:23 | Nga Ekonomia Online

Gjermania ka regjistruar 2194 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale të infektuarve në 265.857, ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive, raporton agjencia Reuters.

Po ashtu sipas të dhënave të institutit në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërsa e ka çuar shifrën totale në 9371.

Të mërkurën RKI-ja ka shtuar kryeqendrën e Hungarisë, Budapestin, atë të Austrisë, Vjenën dhe rajonin francez Hauts-De-France, në listën e vendeve me rrezik nga koronavirusi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme