Në Graçanicë theret me thikë një femër serbe

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 11:52 | Nga

Në fshati Gushtericë të Epërme të komunës së Graçanicës, dje, në orët e vona të ditës, policia ka arrestuar një serb, shtetas të Kosovës, i cili i kishte shkaktuar lëndime të rënda trupore me armë të ftohtë-thikë, viktimës femër, po ashtu serbe dhe shtetase e Kosovës, bën të ditur policia përmes raportit të sotshëm.

Sipas këtij burimi, viktima ka marrë tretman mjekësor fillimisht nga mjeku në fshatin Gushtericë, më pastaj në Graçanicë, në QKUK dhe me kërkesën e familjarëve viktima është dërguar për trajtim në Mitrovicë.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme