Arkeologët i kanë zbuluar dy varre të lashta mbretërore në Greqi. Në to janë gjetur artefakte dhe bizhuteri që janë më të vjetra se tre mijë vjet.
Në mesin e gjërave të gjetura janë një unazë me figurat e buajve të rrethuar me kallinj dhe një qafore me figurën e një “perëndie”, sipas besimit të egjiptianëve të lashtë.
Hulumtuesit amerikanë thanë se ky zbulim do të ofrojë fakte dhe shenja të reja për tregtinë dhe kulturën e asaj periudhe historike.
Varret e lashta u zbuluan afër pallatit të Epokës së Bronzit në Pylos, në rajonin jugor grek të Peloponezit.
Ato nuk janë larg një varri tjetër që ishte zbuluar në vitin 2015, i cili besohet të ketë qenë i udhëheqësit të qytetit të lashtë.
Në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se pjesa e sipërme e këtyre varreve ishte shembur para shumë vjetësh dhe kështu ato janë mbuluar me shumë dhe, duke ua bërë të pamundur plaçkitësve që t’i gjejnë dhe t’i vjedhin gjërat e çmuara.
Në vitin 2015, arkeologët grekë e kishin zbuluar një varr të një burri me status të lartë të asaj epoke. Në varr ishin gjetur edhe armë dhe stoli ari, shkruan “BBC”.