Hani i Elezit është duke menaxhuar situatën me Coronavirus ku 10 personat që kanë qenë të ardhur kanë mbajtur vetizolimin dhe për 14 ditë dhe vetëm 3 persona janë ende në vetizolim me këtë afat.
Në pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut gjendja qëndron e mirë dhe poashtu mjekët po qëndrojnë aty për kontrolle për të ardhurit nga jashtë.
Këtë e ka bërë të ditur në një bisedë telefonike për Ekonomia Online, kryetari i kësaj komune Rufki Suma.
“Ne po arrimë ta menaxhojmë situatën mjaft mirë, 10 qytetarët e ardhur 8 nga Italia, 1 nga Zvicra dhe 1 nga Hungaria, vetëm 3 prej tyre janë duke vazhduar vetizolimin, pas kontrolleve të mjekëve ata janë mirë dhe nuk kanë simptoma të Coronavirusit”.
Suma ka treguar se QKMF-ja është e furnizuar me pajisje dhe janë në gatishmëri, për çfarëdo rasti që u paraqitet, poashtu edhe pikën kufitare me Maqedoninë e Veriut u kanë ardhur në ndihmë mjek nga qytetet e tjera.
“Edhe në pikën kufitare na kanë ardhur në ndihmë mjek nga qytetaet si Ferizaj, Lipjani dhe situate është e mirë, QKMF-ja është e furnizuar me pajisje dhe jemi në gatishmëri për çdo rast që na paraqitet”.
Në vendin tonë janë 33 të prekur dhe një i vdekur nga Coronavirusi dhe qeveria ka marrë një sërë vendimesh për parandalim të përhapjes të kësaj pandemie.
Ditë më parë i pari i Hanit të Elezit ka thënë se kanë problem me menaxhimin e pikës kufitare me Maqedoninë e Veriurt dhe QMKF-ja po ju mbetet pa mjek.