Në Holandë dhe Itali hetohen 39 persona për drogë, 29 prej tyre janë shqiptarë

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Në Brescia të Italisë janë arrestuar 27 persona mes tyre edhe shqiptarë. Arrestimi i tyre u arrit falë një operacioni të gjerë antidroge.

Sipas mediave fqinje hetimi ishte nisur prej kohësh nga policia,ndërsa dyshohet se grupi kriminal, e merrnin drogën nga Holanda dhe e sillnin në Itali duke kaluar nga Brescia.

Të përfshirë në hetim janë gjithsej 39 persona, ku për katër të tjerë u vendos arrest shtëpie, ndërsa për tetë të tjerë u vendos detyrim paraqitje.

Mes 39 personave të hetuar, 29 prej tyre janë shqiptarë, ku shumica rezultojnë me precedentë të mëparshëm për drogë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme