Në Indi zbulohen fusha me mbi 3 mijë tonë xeherore ari

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 14:48 | Nga Ekonomia Online

India, konsumatori i dytë më i madh në botë i arit, ka zbuluar fusha me ari që përmbajnë mbi 3 mijë tonë rezerva, ka konfirmuar një zyrtar i qeverisë, raporton Reuters.

Në minierat e Indisë nxirren nga 2-3 tonë ari brenda një viti, duke u mbështetur në importe të shtrenjta për të përmbushur kërkesat e saj, mesatarja e të cilave në dhjetë vitet e kaluara ka qenë 843 tonë në vit, transmeton Koha.net.

Uria e saj për ari, që gjerësisht përdoret në stoli – si oferta për perënditë dhe në dasma – i kanë kushtuar Indisë vitin e kaluar në importe mbi 31 miliardë dollarë, duke e bërë metalin artikullin e dytë më të importuar pas naftës së papërpunuar.

Departamentet federale dhe shtetërore kanë zbuluar gjurmë të arit në rrethin Sonbhadra të Uttar Pradeshit verior, pasi vëzhguan zonën për më shumë se 10 vjet, ka deklaruar Roshan Jacob, kryetare e departamentit të minierave në Uttar Pradesh.

“Në Son Pahadi kemi gjetur 2,940 tonë ari, kurse në rajonin Hardo Pahadi janë gjurmuar 646 kilogramë xeherore”, ka thënë Jacob për Reuters, duke iu referuar dy zonave të xeheroreve me arë që janë zbuluar.

Niveli i përqendrimit të arit në zonë është rreth 3 gramë për ton mineral dhe tani India po punon me Anketën Gjeologjike për të përcaktuar se sa ar mund të nxirret nga fushat, shtoi ajo.

Të ngjashme