Të enjten në Itali janë regjistruar 70 të vdekur nga koronavirusi, ndërkohë që një ditë më parë ishin raportuar 117 të vdekur, ka njoftuar agjencia Reuters.
Të enjten janë paraqitur 593 raste të reja, kurse të mërkurën ishin 584 raste të reja.
Nga 21 shkurti numri i të vdekurve ka shkuar në 33,142, ka njoftuar Agjencia e Mbrojtjes Civile. Italia ka numrin e tretë më të madh të vdekjeve, pas SHBA-së dhe Britanisë. Në SHBA është kaluar shifra e 100 mijë të vdekurve.
Ndërkohë numri i rasteve aktive ka rënë në 47,986, kurse një ditë më parë ishin 50,966.
Të enjten në Itali në kujdes intensiv ishin 489 persona, më pak se të mërkurën. Numri i të shëruarve ka arritur në 150,604.
2,33 milionë njerëz janë testuar deri më tani.
Në Spanjë numri i të vdekurve ka arritur në 27,119. Numri i të vdekurve është rritur vetëm për një të enjten.
Në shtatë ditët e fundit në Spanjë kanë vdekur 38 persona nga COVID-19, kurse numri i të infektuarve ka arritur në 237,906.
Në Britani numri i të vdekurve është rritur për 377 kurse ka arritur në 37,837.