Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme – të dytat në pesë muaj.
Kryeministri Benjamin Netanyahu i thirri zgjedhjet pasi dështoi të formojë koalicionin qeverisës, pas votimeve në prill.
Sondazhet e fundit të opinionit e nxorën partinë e tij Likud në konkurrencë të ngushtë me rivalen kryesore, Partinë Blu dhe Bardhë, të udhëhequr nga ish-shefi ushtarark, Benny Gantz, tranmseton rel.
Sondazhet sugjerojnë se asnjëra prej këtyre partive nuk do të ketë shumicë të qartë.
Bisedimet për formimin e koalicionit të ri pritet të nisin sa të përfundojnë votimet në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe të dalin rezultatet e para.