Në Karpen hapet resort i ri – Turizmi shqiptar po i kalon pasojat e pandemisë, po bëhet industria kryesore

Durrës | 10 Kor 2021 | 16:09 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Turizmi shqiptar duket se po i kalon pasojat nga pandemia, falë edhe pushuesve nga Kosova. Mbrëmë është hapur një resort i ri në Karpen të Durrësit. Pronari thotë se synojnë kryesisht turistë nga Ukraina e vendet e tjera të lindjes, por dhe nga shtete të perëndimit e Kosova, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Turizmit në Shqipëri, Bledi Klosi, dhe pronari i resortit të sapoinauguruar, Bledi Bajraktari, thanë se turizmi po bëhet një nga sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare.

Klosi në një deklarim për Ekonomia Online tha se turizmi është fushë e re në Shqipëri, dhe se pasojat e pandemisë po ndihen dhe në vitin 2021 sa i përket sezonit turistik dhe ende ka dilema nëse ka përfunduar apo jo.

“Por unë mendoj që jemi në një terren i cili mbahet me kontributin shumë të madh që japin shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare. Me kontributin e madh që japin vëllezërit tanë nga gjitha anët e kufirit dhe shpresoj shumë që edhe ky vit ashtu sikur 2020-ta të jetë një vit që shqiptaria të ndihmojë shumë turizmin e bregdetit”.

“Megjithatë ky resort që u inaugurua është një shprehje e një iniciative të fortë të biznesit shqiptar që ka marrëdhënie me grupe të forta të cilat sjellin turizëm nga vendet më të largëta. Megjithëse pandemia vazhdon të jetë, biznesi shqiptar ka arritur të tregoj që ka shifra të konsiderueshme dhe të prodhojë biznes të mirë. Shqipëria është një destinacion i ri në kuadër të turizmit. Vetëm në vitet e fundit ka filluar të flitet si një industri prandaj ka nevojë për rregulla të forta”, është shprehur ai.

Për ministrin e Turizmit sfidë për këtë sektor vazhdon të mbetet mosqasja e shoqërisë për t’i shërbyer atij. Klosi ka thënë se e sheh problem mospranimin e turizmit nga shoqëria shqiptare si mjet për zhvillimin e ekonomisë së vendit.

“Të metat janë një mosqasje e shoqërisë për t’i shërbyer turizmit. Ne kemi nevojë të kuptojmë që një shoqëri që do të jetojë me turizmin, një ekonomi që do të ngrihet me turizëm duhet t’i shërbejë turizmit. Të kemi shumë më tepër ego në menaxhim, administrimin e pasurive publike, burimet tona natyrore e historike dhe njerëz që i shërbejnë turizmit. Ne kemi nevojë që si shoqëri ta pranojmë turizmin dhe kjo është nga problematikat që shikoj për momentin”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, Bajraktari nga “Aler Group” ka treguar për EO se hoteli që sapo u inagurua kap vlerën invvestive prej 3 milionë eurove dhe që synim kanë tërheqjen e turistëve lindorë, si me Ukrainën, me të cilin shtet kanë bashkëpunim shumëvjeçar.

“Ky investim ka qenë deri diku i planifikuar para se të fillonte pandemia”, shprehet ai.

“Biznesi i turizmit deri diku është i të tkurrur, por ne funksionojmë me turist lindor pra ish-shtetet e Bashkimit Sovjetik të cilët ka vite që vijnë dhe vazhdojnë të vijnë, përveç këtij viti që u pezullua pak. Shqipëria është shumë e vogël me Turqinë, tregu i Shqipërisë, bukuritë e saj, mikpritja, kuzhina e ndërthurur, historia dhe kultura e saj janë në vetvete një gjëegjëzë apo diçka që duhet ta kërkosh e zbulosh”.

“Është historia e Shqipërisë që luan rol, por në të ardhmen them se do të jetë e barabartë me vendet simotra, shtetet e Evropës. Shqiptarët e Kosovës, Maqedonisë, emigrantë që kemi andej jashtë zënë vendin më të madh të atyre që ne i quajmë turistë, pra ata janë në shtëpinë e tyre. Ne po mundohemi të sjellim edhe turist lindor e perëndimor. Investimi kalon shifrën e 3 milionë eurove, është bërë edhe nën moton që t’i japim Shqipërisë objekte apo hotele që mund të funksionojnë gjatë gjithë vitit”, thekson Bajraktari.

Kurse, Shpëtim Turku nga Fibula ka njoftuar se për shkak të pandemisë vitin e kaluar kanë pasur vetëm 13 fluturime për Turqi nga gjithsej 138 të planifikuara.

Po ashtu, ai ka thënë se për t’u kthyer në normalitet financiar atyre do tu duhet edhe tre vjet të tjera.

“Kemi ardhur në hapjen e Hotelit të me pesë yje “Aria Hotel” i cili gjendet në Karpen dhe është regjion i virgjër, pra i panjohur për kosovarët. Është investim që do të tërheq më shumë turistë nga Kosova dhe nga gjetiu pra edhe Evropa. Pandemia na ka bllokuar vitin e kaluar. Kemi pasur vetëm 13 fluturime për Turqi prej 138 fluturimeve dhe është dashtë me u orientua nga vendi ynë pra nga Shqipëria. Kemi vazhdu me oferta për Shqipërinë, duke filluar prej Shëngjinit deri në Sarandë. Kosovarët janë të mirëpritur gjithmonë, por kryesisht pas sezonit prej shtatorit deri në qershor, pasi prej qershorit deri në shtator vetëm nga Evropa e Ukraina e Bjellorusia do të ketë. Sepse nuk ka vende s’ka hapësira. Për t’u kthyer në normalitet financiarisht na duhen 3 vjet për tu kthyer ne pikën zero. Populli ka filluar të udhëtojë. 2019|20 qarkullimi ka qenë 85 për qind më pak se një vit paraprak”, ka thënë ai për EO.

Mbrëmë në Karpen, Durrës u hap Aria Karpen Resort & Spa. Resorti me pesë yje, në njërën nga plazhet ende të virgjëra të bregdetit shqiptar, synon të tërheqë vizitorë gjatë tërë vitit dhe jo vetëm gjatë sezonit veror.

No description available.
No description available.

Të ngjashme