Në qytetin holandez Utrecht, do të kryhet eksperimenti që do të vërtetojë nëse shoqëria do të jetë funksionale me të ardhura të barabarta për të gjithë.
Administrata e qytetit, në bashkëpunim me universitetin lokal, do të përpiqet të përcaktojë nëse funksionon në jetën reale koncepti “të ardhurat bazë”.
Eksperimenti do të fillojë pas pushimeve verore, ndërsa të ardhurat bazë janë universale dhe mund të mbulojnë shpenzimet e jetesës.
Qëllimi është për t’ju mundësuar njerëzve që të zgjedhin orarin fleksibil të punës në shoqërinë më pak rigoroze, për të pasur kohë për të mësuar, për vullnetarizëm dhe kujdes për veten e të tjerët.
Holanda është një vend ku kushtet jo tradicionale të punës nuk janë të pazakonta. Për shembull, ky shtet ka përqindjen më të lartë të të punësuarve të përkohshëm në gjithë BE-në – madje deri në 46.1 për qind.
Punonjësi komunal i ngarkuar për punë dhe të ardhura, Victor Everhardt, ka thënë se “të dhënat tona tregojnë se ka më pak se 1.5 për të shpërdorimit të ndihmës sociale, por para se futemi në diskutimet nëse duhet futur të ardhurat bazë apo jo, ne duhet parë nëse kjo funksionon”.
Qëllimi është për të zbuluar se çfarë do të ndodhte nëse dikush merr një shumë të caktuar parash në muaj pa rregulla dhe kontrolle! A do të rrinte pasiv në shtëpi apo do të japë kontribut për mjedisin?