Në Kinë, gjithnjë e më shumë të infektuar pa simptoma, problemi i madh është kufiri me Rusinë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Kina raportoi sot një ulje të numrit të infeksioneve me coronavirus, por autoritetet janë të shqetësuar për rritjen e transmetimeve lokale në provincën verilindore në kufi me Rusinë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kineze, 46 persona u konfirmuan me COVID-19 të martën dhe 89 një ditë më parë.

Nga 46 raste të reja, 36 kanë të bëjnë me njerëzit që janë kthyer në Kinë nga vendet e tjera, transmeton Telegrafi.

Provinca verilindore e Heilongjiang, si një provincë kufitare, është thelbësore për të parandaluar përhapjen e coronavirusit nga Rusia, sepse nga atje po kthehen shtetasit kinezë.

Sidoqoftë, raste të reja janë raportuar jo vetëm në këtë provincë, por edhe në provinca të tjera.

Disa nga rastet e konfirmuara ishin asimptomatike, dhe gjithsej 52 raste asimptomatike u raportuan në provincën Heilongjiang.

Në të gjithë Kinën, 57 raste të reja asimptomatike janë konfirmuar, sipas të dhënave të fundit zyrtare, një rritje nga 54 ditë më parë.

Autoritetet kanë filluar një studim epidemiologjik në nëntë provinca, për të përcaktuar përmasat e vërteta të rasteve asimptomatike dhe nivelin e imunitetit ndaj coronavirusit, njoftoi të mërkurën Partia Komuniste Kineze.

Në fillim të prillit, autoritetet kineze thanë që dy të tretat e njerëzve asimptomatikë më vonë zhvillojnë simptoma.

Në provincën Hubei, burimi i epidemisë, u konfirmuan vetëm dy pacientë asimptomatikë, të cilët zhvilluan simptoma midis 31 marsit dhe 14 prillit.

Sipas autoriteteve, 429 raste asimptomatike janë konfirmuar në provincën Hubei që nga 1 prill, kur Kina filloi të lëshojë të dhëna për raste asimptomatike.

Një total prej 83.551 raste të infeksionit të coronavirusit janë konfirmuar në Kinë, sipas Universitetit Johns Hopkins, me 3346 vdekje

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme