Në Klinë asfaltohet rruga Klinafc – Gjurgjevik i Vogël

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 14:44 | Nga

Kanë nisur punimet në asfaltimin e rrugës Klinafc – Gjurgjevik i Vogël, që lidhet me aksin rrugor Klinë – Skenderaj.

Ky projekt realizohet në bashkëfinancim të Komunës së Klinës dhe USAID-it amerikan. Nga afër punimet në asfaltimin e rrugës i ka përcjellë Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota me bashkëpunëtorë, i cili ka uruar banorët për asfaltimin e rrugës.

“Sot nxënësit e Klinafcit dhe Gjurgjevikut të Vogël do ta kenë shumë më të lehtë lidhjen me rrugën kryesore të Klinës. Qëllimi kryesor i pushtetit lokal është rritja e mirëqenies së qytetarëve përmes investimeve konkrete në infrastrukturën e përgjithshme, e në veçanti asaj rrugore. Edhe kjo rrugë është në kuadër të kësaj përpjekje pasi që lidhja mes dy fshatrave me rrugën kryesore ka qenë më se e nevojshme”, ka thënë Bashota.

Rruga është e gjatë 2 km e 40 metra. Në komunën e Klinës janë dhe po realizohen projekte të shumta në infrastrukturën rrugore, arsimore, shëndetësore e fusha tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme