Në Klinë qytetarët presin deri në katër orë për të marrë vaksinën

Prishtinë | 13 Gus 2021 | 19:08 | Nga Ekonomia Online

Deri në katër orë po presin qytetarët në Klinë për të marrë vaksinën kundër Covid-19.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë është rritur shumë javët e fundit. Vetëm sot mbi 1100 njerëz dolën pozitiv. Kjo ka bërë që autoritetet gjegjëse të shtojnë masa të reja dhe të bëjnë thirrje për vaksinim.

Por krahas kësaj nuk janë shtuar kapacitetet për imunizim.

Qytetarë të shumtë në mbarë vendin e kanë të vështirë të bëjnë një termin për vaksinim në mënyrën elektronike.

Edhe ata që e kanë fatin të bëjnë një gjë të tillë, po përballen me shumë vështirësi.

Në Klinë në shkollën “Fehmi Agani” siç raporton Indeksonline, sot është pritur deri në katër orë për tu vaksinuar.

Të ngjashme