Ekonomia Online
FUNDIT

Në Klinikën e Stomatologjisë përurohet laseri për trajtimin e indeve të forta dhe të buta

Në Klinikën e Stomatologjisë përurohet laseri për trajtimin e indeve të forta dhe të buta

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës ku është përuruar laseri LightWalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta Zemaj ka falënderuar stafin shëndetësor të kësaj klinike për punë e bërë. Postimi i plotë i tij: Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës pranë ShSKUK-së, […]

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës ku është përuruar laseri LightWalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta

Zemaj ka falënderuar stafin shëndetësor të kësaj klinike për punë e bërë.

Postimi i plotë i tij:

Në Qendrën Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës pranë ShSKUK-së, me rastin e vizitës se sotme u përurua laseri LightËalker që përdoret për trajtimin e indeve të forta dhe të buta.

Pajisja e prodhuesit Fotona ka dy llojet e laserit Er: YAG dhe Nd: YAG.

Kombinimi i këtyre dy gjatësive valore të  laserëve, mundëson trajtimin e sëmundjeve parodontale, periimplantiteve,  restaurimin e prishjeve nga kariesi, trajtimin e kanaleve të rrënjëve, vendosjes së implantëve etj.

Puna e madhe e dr. Shefqet Mrasorit, stafit akademik e profesional sikurse edhe stafit mbeshtetës që është bërë ketu më parë por edhe gjatë pandemisë  është për çdo lëvdatë!

Të ngjashme