Ferizaj, 24 gusht- Vetëm në javën e fundit ekipet e mirëmbajtjes nga kompanitë publike nën mbikëqyrjen dhe organizimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë në Ferizaj dhe fshatra kanë eliminuar 20 deponi pa leje mbeturinash me një sasi prej disa tonelatash plehra.
Ky aksion është vazhdimësi e nismës së qeverisjes lokale për t’u ofruar qytetarëve mjedise të pastra, ndërkohë që është aktivizuar dhe Inspektorati komunal që të shqiptojë gjoba ndaj ndotësve të mjedisit si masë për rritjen e vetëdijes qytetare për kujdesin ndaj ambientit, si edhe ndëshkim ndaj ndotësve të hapësirave të përbashkëta.