Ekonomia Online
FUNDIT

Në Kosovë bie interesimi për t’u vaksinuar

Në Kosovë bie interesimi për t’u vaksinuar

Në Kosovë interesimi për t’u vaksinuar ka rënë dukshëm. Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 607 vaksina Anti-COVID. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360. 853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës. […]

Në Kosovë interesimi për t’u vaksinuar ka rënë dukshëm.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë administruar 607 vaksina Anti-COVID.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i vaksinave të administruara deri tani ka shkuar në 1 milion e 615 mijë e 360.

853 mijë e 765 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 607 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.615.360 doza të vaksinës. Deri më sot 761.595 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Minsitria e Shëndetësisë.

Të ngjashme