Sot në Kosovë për vizitë zyrtare do të qëndrojë një delegacion – më i larti i Bashkimit Evropian, që ka vizituar vendin ndonjëherë.
Janë Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, që do të zhvillojë takime me presidentin, Hashim Thaci, kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryetarin e kuvendit, Kadri Veseli.
Bashkë me të në Prishtinë do të qëndrojë edhe Komisionari për Fqinjësi të mirë, Johannes Hahn, si dhe Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Kjo vizitë e treshes së BE-së, qëndron në Kosovë në ditën kur pritet që të votohet Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi.