Në Kosovë parashihet që deri nga mesi i javës të jetë mot më stabil. Në fundjavë pritet një depërtim i një fronti të ftohtë nga veriu i kontinentit, që do të zbres temperaturat ndjeshëm nën vlera mesatare.
Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje, por do të luhaten kryesisht rreth vlerave mesatare. Minimalet do të sillen nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 24C deri në 27C.
20.06-21.06 – Mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Të enjten pasdite, rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.
22.06 – Mot pjesërisht i vranët. Pasdite shtrëngata të shpërndara me shi.
Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga verilindja 4-9m/s. Shtypja atmosferike, gradualisht do të rritet mbi vlera normale.