Në kuadër të Fakultetit Media dhe Komunikim u mbajt ligjërata tematike online për rolin e medias në politikë

Prishtinë | 04 Qer 2020 | 11:41 | Nga Ekonomia Online

Cikli i ligjëratave tematike online në kuadër të Fakultetit Media dhe Komunikim po vazhdon tutje duke trajtuar tema nga fusha të ndryshme me qëllim që studentët e vet t’i mbajë në rrjedha të secilës ngjarje dhe të marrin sa më shumë njohuri jashtë kurrikulës mësimore.

Për ta parë rolin e medias në politikë, Fakulteti Media dhe Komunikim organizoi për studentë e vet ligjëratë tematike online, që për temë kishte ndikimin e mediave në politikë, komunikimin politik në arenën e mediave sociale, evoluimin e mediave të reja, sigurimin e informacionit politik, anët pozitive dhe negative të rrjeteve sociale si dhe prezencën dhe ngritjen e lajmeve të rreme. Ligjërata tematike u u mbajt nga analisti politik njëherësh edhe ligjërues në UBT, Dritëro Arifi.

Ligjërata pati karakter interaktiv dhe studentët u inkuadruan gjatë tërë kohës me pyetje dhe diskutim.

Kjo ligjëratë u mbajt me qëllim të zhvillimit, avancimit dhe ngritjes së cilësisë së studimeve dhe njohurive për studentët e gazetarisë në fushën e politikës.

Të ngjashme