Në kufirin me Serbinë ndalohen dy pjesëtarë serbë të FSK-së, Haradinaj e quan persekutim çnjerëzor

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 10:43 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Hardinaj, e ka quajtur persekutim çnjerëzor ndalimin e dy pjesëtarëve serbë të FSK-së, në vendkalimin kufitar në Jarinjë.

“Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanoviq”, ka thënë Haradinaj.

Kryeministri ka thënë se ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në vazhdën e presioneve dhe persekutimeve çnjerëzore ndaj pjesëtarëve serb të FSK-së, sot në vendkalimin kufitar shtetëror në Jarinjë, nga autoritetet serbe janë ndaluar Alen dhe Anel Ujkanovic.

Ndalimi i tyre është tërësisht i papranueshëm dhe kërkojmë lirimin e menjëhershëm të tyre.

Rastet si ky, popullit të Kosovës i kujtojnë kohën dhe regjimin e Milloshevicit, i cili si duket ende jeton tek fqinji ynë Verior.

RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme