Në Kushtetuese dorëzohen kërkesat për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Supremes

Prishtinë | 20 Sht 2019 | 09:24 | Nga Albanë Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i shoqatës “Ngritja e Zërit, Jahir Bejta, ka deklaruar se shpreson që Gjykata Kushtetuese të korrigjoj lëshimin e bërë nga Gjykata Supreme.

“Sot është hera e gjashtë që kemi dorëzuar dosjet për dëmet e luftës në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë e akt vendimeve të gjykatës supreme të Kosovës. Nën pretendimin tonë dhe bazuar në dispozitat ligjore, akte në jo përputhshmëri me dispozitat ligjore”.

“Kemi shpresë që Gjykata Kushtetuese cilësinë e  gardianit tani ta korrigjoj lëshimin që ka bërë Gjykata e Supreme. Vendimi është negativ nuk e lejojnë procedurën e revizionet, për të cilën kemi kërkuar ne me i shqyrtuar nxjerrjen e lëndeve dhe me shikuar a janë në përputhshmëri. Kjo thotë se nuk i refuzojnë por papranueshmëri”, tha ai.

Bejta tha se këto kërkesa janë ndaj Qeverisë Serbe për të dhënë përgjegjësi për dëmet e luftës gjatë viteve 1998-1999.

“Këto kërkesa i drejtohen qeverisë së Serbisë, me bërë kompensimin ajo ka përgjegjësi kolektive se lufta është udhëhequr nga gjeneralët e Policisë Serbe”, ka thëne Bejta.

Ai me tej, njoftoj se janë 1200 dosje, andaj kërkoi nga partitë politike që të marrin seriozisht çështjen e dëmeve të luftës nga Serbia, raporton EO.

“Deri tani janë 1200 dosje, që disa prej tyre shkon shuma deri 4 milionë euro. Të bëjmë një apel për subjektet politike të cilët dëshirojnë ta marrin timonin e të parit të qeverisë, ti qasen padrejtësive të cilat i kanë bërë qeveritë. Kuvendi ka obligim t’i harmonizoj ligjet përkatse sa i përket dëmeve”.

“Kemi konstatuar se është vijë e kuqe që mos të rrijë shoqata nën asnjërën komunë të Kosovës. Qytetarët duhen të kalojnë kilometra të shumta disa herë ne ditë për ti nxjerr provat e për tu hartuar”, tha ai.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/2478610235541290/

Të ngjashme