Reshjet e borës po e vështirësojnë komunikacionin në vend, edhe pse komunat dhe ministria e Infrastrukturës me të gjitha kapacitetet janë në terren gjithandej.
Rrugët rurale kanë vështirësi më të mëdha, e tillë është edhe rruga në fshatin Landovic të Prizrenit.
Në redaksinë tonë një lexues ka dërguar fotografi se si nga mos pastrimi i rrugëve një veturë ka rrëshqitur duke dalë në rrugë.