Në Lipjan e Fushë Kosovë gratë raportojnë se janë rrahur nga burrat

Prishtinë | 15 Qer 2019 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Dhuna ndaj gruas vazhdon të jetë shumë aktuale në Kosovë. Kjo faktohet edhe nga raporti 24 orësh i Policisë, nga ku çdo ditë raportohen të paktën 2 apo 3 raste në rajone të ndryshme.

Dje në Lipjan, një grua raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar tretman mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje”, njofton Policia.

Edhe në Fushë Kosovë, një grua raportoi se ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj duke i shkaktuar lëndime trupore për të cilat i është ofruar tretman mjekësor.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh policor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme