Ekonomia Online
FUNDIT

Në lokalin në Fushë-Kosovë dyshohet se shpërtheu një granatë

Në lokalin në Fushë-Kosovë dyshohet se shpërtheu një granatë

Një granatë dyshohet se ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë-Kosovë. Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipe të nevojshme për ta trajtuar këtë shpërthim. Policia ka konfirmuar se nga informatat fillestare nuk ka persona të lënduar. Ndërsa raportohet për dëme materiale. Nuk dihen motivet e shpërthimit të kësaj granate, […]

Një granatë dyshohet se ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë-Kosovë.

Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipe të nevojshme për ta trajtuar këtë shpërthim.

Policia ka konfirmuar se nga informatat fillestare nuk ka persona të lënduar.

Ndërsa raportohet për dëme materiale.

Nuk dihen motivet e shpërthimit të kësaj granate, po ashtu nuk raportohet as për ndonjë të arrestuar.

“Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka konfirmuar policia.

Të ngjashme