Në Kuvendin e Maqedonisë për sot është caktuar vazhdimi i pesë seancave kuvendore, ku u votua edhe për Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Me 69 vota pro dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, Kuvendi vendosi ta kalojë Propozim ligjin për përdorimin e gjuhëve, transmeton AlsatM.
Debati për ligjin e gjuhëve në Kuvend filloi më pesë shtator të vitit të kaluar në Komisionin kuvendor për Çështje Evropiane, ndërsa shumica parlamentare e aprovoi nevojën për miratimin e tij më 15-të nëntor të vitit të kaluar.