Ekonomia Online
FUNDIT

Në mes të tensioneve në Kuvend, Bajqinovci bën ‘selfie’ me Kurtin për ditëlindje

Në mes të tensioneve në Kuvend, Bajqinovci bën ‘selfie’ me Kurtin për ditëlindje

Derisa seanca plenare në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar me tensione, dikush prej deputetëve është duke e festuar ditëlindjen. Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka shkrepur një fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe atë e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook. “Një ditëlindje e jashtëzakonshme e imja. Ju faleminderit për urimet”, […]

Derisa seanca plenare në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar me tensione, dikush prej deputetëve është duke e festuar ditëlindjen.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, e ka shkrepur një fotografi me kryeministrin Albin Kurti dhe atë e ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.

“Një ditëlindje e jashtëzakonshme e imja. Ju faleminderit për urimet”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se e gjithë kjo po zhvillohet në një ditë kur pati edhe përleshje fizike ndërmjet disa deputëtëve të PDK-së dhe përfaqësuesve të pushtetit.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës janë duke kërkuar që të ndërpritet kjo seancë për të vazhduar një ditë tjetër.

Mirëpo kryetari i Kuvendit, nuk është duke i përfillur këto kërkesa të dy partive më të mëdha opozitare.

Të ngjashme