Në mesin e 8 mijë pjesëmarrësve, Arta Mehana përfaqëson Kosovën në Parlamentin Europian

Prishtinë | 03 Qer 2018 | 11:19 | Nga

Më shumë se tetë mijë të rinj kryesisht nga vendet europiane mblidhen çdo herë në takimin vjetor të Parlamentit Europian ”Europian Youth event EYE”

Në këtë ngjarje, pjesëmarrësit diskutojnë për temat të cilat lidhen me të ardhmen e shtëpisë më të madhe europiane.

Por, këtë vit është kosovarja Arta Mehana ajo e cila ka përfaqësuar Kosovën në këtë event europian.

Arta Mehana është përzgjedhur të marr fjalën si e re nga Kosova dhe është mirëpritur shumë mirë nga audienca.

Përndryshe si aktiviste e shoqërisë civile Arta Mehana është kordinatore e projekteve vullnetare pranë rrjetit te OJQ-ve, Demokracia Fillon Këtu.

Për më shumë detaje ja momenti i fjalimit të mbajtur nga Arta:

https://www.facebook.com/DemokraciaFillonKetu/videos/2016984888567704/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme