Trepça ’89 i është kthyer fitores pas dy barazimeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Mitrovica, të premten në stadiumin “Riza Lushta” triumfoi ndaj Ferizajt me shifrat 1:0, shkruan sot Koha Ditore.
Të premten janë luajtur dy ndeshje të xhiros së shtatë, që kulmon me derbin më të madh të futbollit kosovar, atë të qytetit të Gjilanit ndërmjet skuadrës me emrin Gjilani dhe Dritës. Derbi gjilanas luhet të dielën (15:30).
Renato Hyshmeri shënoi në minutat shtesë të pjesëlojës së parë (48′) për fitoren e Trepçës ’89, që ngrihet në pozitën e shtatë në tabelë me nëntë pikë.
Për Ferizajn kjo ishte humbja e dytë rresht, kurse e pesta këtë edicion, duke bërë që të renditet në pozitën e parafundit me katër pikë.