Në moshën 50-vjeçare, Sofia Vergara mahnit me bikini teksa feston ditëlindjen e bashkëshortit

Prishtinë | 31 Dhj 2022 | 22:54 | Nga Ekonomia Online

Sofia Vergara ka bërë bujë në rrjetet sociale teksa ka kaluar disa ditë relaksi me bashkëshortin, Joe Manganiello.

Historia e tyre e dashurisë filloi në vitin 2014 kur të dy u takuan në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, dhe një vit më vonë u martuan.

Pasi kanë festuar përvjetorin e shtatë të martesës, të dy kanë zgjedhur të shkëputen dhe të kalojnë pushimet e Krishtlindjeve në një ishull si parajsë.

Krahas shfaqjes së vendit të pushimeve, Vergara ka postuar edhe një foto të saj me bikini. Kujtojmë që Sofia është 50 vjeç dhe ka një trup mahnitës për moshën e saj. Krah imazhit aktorja shkroi “plazh, fllad dhe det”.

Postimi ka shkaktuar një valë reagimesh në komente dhe i ka kujtuar të gjithëve se sa bukur duket Vergara me bikini. “Spektakolare”, “Tepër bukur”, janë disa nga komentet e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Sofia ka zgjedhur edhe Instagramin për të uruar bashkëshortin e saj për ditëlindjen e 46-të. “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime, do të jetë një 2023 i mrekullueshëm për ty”, ka shkruar Sofia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme