Në mungesë kuorumi, Kuvendi nuk ka mundur të votojë për emërimin e kryesuesit të të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Kryetarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Berisha-Shala ka folur rreth rekomandimit të Qeverisë për të zgjedh në mënyrë të fshehtë bordin e ZRRE-së. Kandidatët në bazë të pikëve të vlerësuara të implementuesit të projektit dhe Qeverisë janë: Bekim Jakupi, Petrit Pepaj, Përparim Ismaili dhe Përparim Gashi.
Shefi i GP-të , të LDK-së, Avdullah Hoti tha se nuk ka kuorum për asnjë pikë dhe nuk ka kuptim të vazhdoj seanca e lë më të propozojmë anëtarë për zgjedhje të tilla
E, Fatmire Kollçaku tha se Kuvendi është jofunksional dhe asnjë çështje nuk mund të shtyhet përpara.
Edhe deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka propozuar që votimin për këtë pikë të shtyhet për një mbledhje tjetër.