Shqiptarët kanë krijuar një “ideologji” të re: ikjen prej atdheut kah perëndimi

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 12:20 | Nga Ndue Ukaj

Në mungesë të shpresës dhe për shkak të anomalive të shumta shoqërore, shqiptarët kanë krijuar një ideologji të re: ikjen prej atdheut kah perëndimi. Dhe ky është sot besimi kryesor i shqiptarëve, fe, dhe kjo është fatkeqësi kombëtare. Tjerat janë dokrra dhe frustrime.

Pra, shqiptarët ikin, sepse standardet në vendet e tyre nuk janë në përkim me vlerat perëndimore dhe ky është debati i vërtetë me të cilin duhet të merremi, sepse këtu është esenca e krejt frustrimeve të shoqërisë sonë.

Me këto standarde të stëkequra, të egra e kaq primitive të manifestuara përditë në jetën publike, duke institucionalizuar dokrrat e injorancën, ne shoqëri normale nuk mund të bëhemi – dhe si Europa kurrsesi.

Me këtë standarde që promovohen ethshëm sot, breznive pas nesh do t’ iu lëmë gjamë të madhe dhe shkretinë të frikshme politike e kulturore.

Të ngjashme