Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se sot në nderim të burrave dhe grave që shpallën Kushtetutën e Kaçanikut ata do të vizitojnë ”Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë në orën 10:30.
“Sot, në nderim të burrave dhe grave që më 7 shtator 1990 shpallën Kushtetutën e Kaçanikut, vizitojmë ”Shtëpinë e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova” në Prishtinë në orën 10:30, si dhe Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik ku mbajmë takim me qytetarë në orën 12:00”.
“Kryeministrja e ardhshme, znj.Osmani, do të flasë për nevojën e forcimit të rendit kushtetues të Kosovës, si dhe rëndësinë që ka ndarja e pushteteve për demokracinë tonë të re”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.