Në ndjekje nga Guardia di Finanza që prej ditës së djeshme, gomonia gjendet e djegur në Laç

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një gomone është gjetur e djegur këtë të mërkurë në Godull të Laçit.

Dyshohet se ajo është gomonia e cila u ndoq ditën e djeshme nga Guardia di Finanzia dhe policia shqiptare.

Gomonia është gjetur në grykëderdhje të hidrovurit rreth orës 05:30 të mëngjesit me përmasa rreth 8 metra e gjatë dhe me dy motorë.

Sipas burimeve ajo ishte nisur nga Greqia drejt Vlorës me destinacion Malin e Zi dhe pastaj është kthyer për në drejtim të Kepit të Rodonit dhe ka mbetur në Laç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 20.07.2022, rreth orës 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm.

Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të ngjashme