Në një situatë jonormale, sjellja normale është jonormale

Prishtinë | 11 Sht 2023 | 22:57 | Nga Besa Ismaili

Ky pushtet ka normalizuar situatat më jonormale shtetërore deri tani.

Në vend të njohjeve sjellin një premtim për njohje nga Greqia, ndërkohë Greqia asnjë fjalë.

Në vend të takimeve ndërshtetërore ka pjesëmarrje të rralluara në forume rajonale dhe përcjellje të sekuencave nga monologjet e kryeministrit për konsum të brendshëm.

Në vend të integrimeve, kemi prapakthim dhe bojkotim.

Në vend të investimeve, kemi sanksione.
Në vend të punës për heqjen e sanksioneve, kemi zvarritje dhe mirëmbajtje të izolimit ndërkombëtar të Kosovës.

Në vend të epërsisë dhe lëvërdisë në dialog karshi Serbisë, epërsia dhe lëvërdia dalin të jenë vetëm e Serbisë.

Këto mund të jenë normalet e pushtetit të Kurtit, por jo edhe të shtetit të Kosovës.

Prandaj, unë si opozitare, normalisht që i trajtojë si abnormale.

Të ngjashme