Në Norvegji nxënësit së shpejti pa celularë e kalkulatorë

Prishtinë | 04 Dhj 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet komunale të qytetit Stavangera në Norvegji, pos ndalimit të telefonave celularë në shkolla, planifikojnë që nxënësve të rinj t’iu kufizohet edhe qasja individuale në kalkulatorë, transmeton Koha.net.

Këtë ide e kanë mbështetur shumica e këshilltarëve të komunës, ndërsa kanë shtuar se fëmijëve duhet t’iu mundësohet “detoksi” nga bota virtuale.

Parashihet që nxënësve nga klasa e parë deri në të katërtën t’iu kufizohet qasja në kalkulatorë personalë, ndërsa në vend të tyre do të instalohen kalkulatorë kolektiv nëpër dhoma të mësimit që do të mund të përdoret me leje të mësuesit.

Qëllimi është që kjo masë të aplikohet për nxënësit e të gjitha klasave, nga e para deri në të dhgjetën.

“Është e sigurt se do të ishte më shumë e dobishme dhe më e shëndetshme për fëmijë që të kalojnë më pak kohë në botën virtuale”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme