ShBA dërgon në Norvegji “mesazhe bombarduese” për Rusinë

Prishtinë | 09 Shk 2021 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë dërguar për herë të parë avionë bombardues B-1 në Norvegji, për t’i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se ushtria amerikane do të mbrojë aleatët e saj në rajonin e Arktikut, ndaj çdo agresioni të Moskës pranë kufirit norvegjez.

Katër bombardues të forcave ajrore amerikane B-1 dhe afërsisht 200 persona nga Dyess Air Force në Teksas janë duke u vendosur në bazën ajrore Orland në Norvegji dhe brenda tre javëve të ardhshme, misionet do të fillojnë në Rrethin Arktik dhe në hapësirën ajrore ndërkombëtare jashtë Rusisë veriperëndimore, sipas zyrtarëve të mbrojtjes, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Deri më tani, misionet ushtarake mbi Arktik ishin kryer kryesisht nga Mbretëria e Bashkuar.

Lëvizja e forcave shumë më afër Rusisë do të thotë se SHBA-ja do të jetë në gjendje të reagojë më shpejt ndaj agresionit të mundshëm të Rusisë, thonë zyrtarët.

“Gatishmëria operacionale dhe aftësia jonë për të mbështetur aleatët dhe partnerët dhe për t’iu përgjigjur me shpejtësi është thelbësore për suksesin e kombinuar”, tha gjenerali Jeff Harrigian, komandant i Forcave Ajrore të SHBA në Evropë dhe Afrikë.

Po ashtu gjatë muajve të fundit, Pentagoni ka dërguar avionë bombardues B-52 në Lindjen e Mesme, për të treguar aftësinë e SHBA-së për të bërë lëvizje të shpejta ushtarake në rajonet e tensionuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme