Në një rrëshqitje të dheut në Norvegji lëndohen 10 persona

Prishtinë | 30 Dhj 2020 | 17:23 | Nga Ekonomia Online


Në një rrëshqitje të dheut në një fshat në Norvegji janë lënduar 10 persona, e janë shembur disa shtëpi, raporton BBC.

Rreth 500 persona janë evakuuar nga fshati Gjerdum, që gjendet rreth 25 kilometra në verilindje të kryeqendrës Oslo.

Një person raportohet se ka marrë lëndime serioze.

“Policia po e klasifikon këtë si katastrofë. Ka raportime dramatike dhe situata është shumë serioze”, ka thënë kreu i operacionit policor lokal Roger Pettersen.

Ai ka thënë se personat kanë telefonuar në Polici dhe kanë thënë se e gjithë shtëpia e tyre po lëviz.

Disa persona raportohet se janë ngujuar dhe disa kanë telefonuar familjarët duke kërkuar ndihmë.

Ende mbesin të pagjetur 21 persona.

“Ne nuk e dimë nëse këta persona janë ku ka rrëshqitur dheu, apo nëse ishin larguar për pushime”, ka thënë Pettersen.

Kryeministrja e Norvegjisë, Erna Solbert në një postim në rrjete sociale ka shkruar: Të dhemb të shohësh se si forcat e natyrës kanë rrënuar Gjerdrumin. Mendja ime është te ata që janë prekur nga kjo rrëshqitje e dheut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme