Në Obiliq nis projekti i vizitave mjekësore në shtëpi

Obiliq | 24 Maj 2017 | 11:00 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi për vizita mjekësore në shtëpi për nënat shtatzëna dhe fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç, ka filluar të implementohet edhe në komunën e Obiliqit.

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se iniciativat e tilla janë më se të mirëpritura, për të cilat shprehu përkrahjen e vazhdueshme të komunës.

“Kjo është një iniciativë jashtëzakonisht mirëpritur nga komuna dhe qytetarët e saj dhe vazhdimisht do të përkrahim iniciativat e tilla”, ka thënë ai.

James Mugaju përfaqësuesi i UNICEF-it, tha se përkrahja më e madhe që mund t’i bëhet një vendi është përkrahja në investimin në njerëz.

“Është gjithmonë një kënaqësi dhe privilegj për këto vizita për të ju inkurajuar dhe për të përcjell se çfarë po bëhen. Ky aktivitet tregon se si ne i bashkërendisim veprimet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe komunat. Dhe kur vendosim që ti bashkojmë forcat nuk ka asgjë që nuk mund ta arrijmë”, tha ai.

Ibush Mjekiqi, drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se efektet e këtij programi mund të shihen më vonë.

Ky program ka për qëllim vizitat shtëpiake për nënat shtatzëna dhe fëmijët prej 0 deri në 3 vjeç dhe efektet e këtij programi do të vërehen më vonë.

Projekti i tillë është duke u zhvilluar edhe në komuna të tjera të Kosovës dhe gjatë vitit 2015, janë realizuar 5910 vizita mjekësore në shtëpi, ndërsa më 2016, numri i tyre është rritur në 6745 vizita. Kurse, tre mujori i parë i vitit 2017, tregon për ngritje të numrit të vizitave për të njëjtën periudhë nga vizitat paraprake.

Image may contain: 5 people, indoor

Image may contain: 10 people, people sitting and indoor

Të ngjashme