Në ora 13:00, Osmani pret në takim liderët e partive politike për datën e zgjedhjeve

Prishtinë | 06 Mar 2026 | 11:17 | Nga Gzim Mujaj

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se do të marrë pjesë në takimin e orës 13:00 të thirrur nga presidentja e Kosovës për të caktuar datën e zgjedhjeve, raporton Ekonomia Online.

“Shumë shkurt, meqenëse jemi në një ditë shumë të jashtëzakonshme dhe tani çështjet politike në këtë tempull s’kanë vend. Po, kemi takim në ora një. Nga këtu do të shkojmë, pas vizitës te Bacë Rifat në kullë, do të shkojmë tek takimi i Presidentes për caktimin e datës së ardhshme të zgjedhjeve dhe aty besoj se do të deklarohem para medieve. Lavdi, lavdi për këtë ditë e për epopenë e UÇK-së. Ju faleminderit”, tha Abdixhiku, pas homazheve në Prekaz.

Të ngjashme