Në ora 21:00 të ndizen qirinj e të fiken dritat në nderim të profesionistëve shëndetësorë

Prishtinë | 20 Gus 2020 | 11:36 | Nga Ekonomia Online

Odat e profesionistëve shëndetësorë iu kanë bërë thirrje institucioneve shëndetësore dhe qytetarëve që sonte në ora 21:00 të ndezin qirinj dhe të fikin dritat për 1 minutë në nderim të profesionistëve shëndetësorë që humbën jetën nga Covid-19.

“Përmes kësaj komunikate Odat e Profesionistëve Shëndetësor bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore që sot me datë 20 gusht 2020, në orën 21.00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinjë në nder të profesionistëve shëndetësor të cilët humbën jetën nga Covid 19, si dhe të shërbej si mbështetje të profesionistëve shëndetësor të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid 19. Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21.00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë”, thuhet në komunikatë.

Ditën e djeshme humbën jetën dy mjekë, Dr. Feti Hetemi dhe Dr. Burim Krasniqi. Deri më tani kanë vdekur shtatë mjekë në Kosovë dhe disa infermierë e punëtorë tjerë shëndetësorë.

Të ngjashme