Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thirrur në takim kryetarët e degëve në orën 14:30.
Kjo është konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Safet Kamberi, kryetar i LDK-së Mitrovicë.
“Po është e vërtetë na ka thirr në orën 14:30 kryetari i partisë z.Mustafa. Temë e këtij takimi me gjasë do të jenë zhvillimet e fundit politike me theks të veçantë bisedimet për marrëveshjen bashkëqeverisës me VV-në. Në këtë takim z.Mustafa do të marrë opinionet e kryetarëve të degëve të LDK-së për mundësinë e bashkëqeverisjes me VV-në” ka thënë Kamberi.
Kurse sot nuk do të ketë takim në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i VV-së Arlind Manxhuka.
Manxhuka ka shkruar se sipas informacioneve që ka nga VV-ja nuk do të ketë takim me LDK-në.
“Shumë gazetarë po bëjnë pyetje se a ka takim sot mes VV-së dhe LDK-së.
Me informacionet që kemi nga strukturat e Lëvizjes nuk është planifikuar ndonjë takim për sot”.