Në Pejë 19 banesa jepen për shpronësimin e 5-6 pronave private

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Pejës ka vendosur që 20 banesat e saj që i ka në pronësi, e të cilat që gjenden në një objekt shumëbanesor në lokacionin ku më herët ka qenë tregu gjelbër, t`i shfrytëzojë për shpronësimin e pronave private ku paraqitet nevoja gjatë realizimit të ndonjë projekti.

Më herët ato banesa kanë qenë të planifikuara për shpronësimin e pronave private që preken gjatë zbatimit të planit rregullues në lagjen “Kristal”. “Atyre banesave iu është ndërruar destinimi për çka janë menduar fillimisht të përdoren për zbatimin e planit rregullues në atë bashkësi territoriale, konkretisht për shpronësimin e pronave private për ndërtimin e një rruge, e cila nuk ka mundur të realizohej siç ka qenë e planifikuar atë kohë dhe ia kemi ndërruar destinimin e atyre banesave. Tash ato do të shfrytëzohen për shpronësim të pronave private për interes publik të Komunës së Pejës, e cila është duke i zbatuar projektet e veta. E për realizimin e këtyre projekteve ndodh që përballemi edhe me pronat private që duhet shpronësuar”, thotë Durim Sheremeti, shefi i kabinetit të kryetarit të kësaj komune.

Komuna e Pejës për ato 20 banesa i ka dhënë ndërtuesit 11 arë të tokës së saj si shkëmbim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme