Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ka disa ditë që është në rënie numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19.
Në raportin 24 orësh të Spitalit, bëhet e ditur se aktualisht po trajtohen 32 pacientë të infektuar me coronavirus, ku një pacient është në respirator, 19 në oksigjenoterapi dhe 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se ditën e hënë kanë humbur jetën edhe 4 pacientë të cilët ishin pozitivë me COVID-19 dhe janë konfirmuar edhe 55 raste të reja pozitive në nivel vendi.
Njoftimi i plotë i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë:
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë numri i të pacientë që po trajtohen me Covid-19 ka disa ditë që është në rënie. Gjatë 24 orëve të fundit 5 pacient janë shëruar nga Covid-19. Aktualisht po trajtohen 32 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 201 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.
245 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,462 analiza, ndërsa janë kryer 5 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 129 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 91 Rëntgena, 21 EHO dhe 17 CT-ja.