Në Pejë mbyllet thertorja dhe depoja e mishit, kishin transportuar gjedhe pa dokumentacion

| 27 Tet 2019 | 10:39 | Nga

Policia njofton se janë arrestuar dy të dyshuar nën dyshimin se të njëjtit kanë sjellë një numër të madh të gjedheve disa të gjalla disa të therura të cilat i kanë transportuar nga vendet e tjera pa dokumentacion përkatës.

Janë konfiskuar shtatë gjedhe si dhe është mbyllur thertorja dhe depo e mishit deri sa të bëhet kontrolli me i detajuar.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme