Ministria e Infrastrukturës dhe Hekurudhat e Kosovës kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e punimeve për realizimin e projektit “Bulevardi i gjelbër”. Punimet qenë ndërprerë para një viti, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Bulevardi i gjelbër”, nis në rrugën tashmë të shkatërruar në hyrje të Pejës nga Prishtina dhe pritet të rinisë ditët e ardhshme. Zhvillimi i punimeve të nisura vjet kishin mbetur peng e problemeve të pazgjedhura midis Komunës së Pejës dhe Hekurudhave të Kosovës.
Ky projekt në vlerë prej rreth 1.3 milionë eurosh, që financohet nga Ministria e Infrastrukturës, kishte nisur në fillim të prillit me spastrimin nga Komuna të hapësirave nga objektet e përkohshme afariste të ndërtuara në prona të hekurudhës, në të cilat shtrihet dhe një pjesë e projektit.